TIRANË - Si sot, 22 vjet më parë, u hap në Shqipëri Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë përkujtim të sajin e kanë bërë vetë drejtuesit e kësaj ambasade në faqen e saj në Fb.
“Ambasada u rihap pas 52 vjetësh mungese marrdhëniesh diplomatike me qeverinë e Republikës së Shqipërisë,”- thuhet në shënimin që i është shpërndarë qytetarëve.
“Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë “ad interim” dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991,”- përfundon njoftimi.
Uilliam E. Rajerson ka qënë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm, i pari në Shqipëri që pas rënies së komunizmit. Ai u emërua më 21 dhjetor 1991 dhe e përfundoi misionin më 13 tetor, 1994.
Në 100 –Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, a i dërgoi urimet e tij të ngrohta, popullit shqiptar.
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Ambasada u rihap pas 52 vjetësh mungese marrdhëniesh diplomatike me qeverinë e Republikës së Shqipërisë,”- thuhet në shënimin që i është shpërndarë qytetarëve.
“Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë “ad interim” dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991,”- përfundon njoftimi.
Uilliam E. Rajerson ka qënë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm, i pari në Shqipëri që pas rënies së komunizmit. Ai u emërua më 21 dhjetor 1991 dhe e përfundoi misionin më 13 tetor, 1994.Në 100 –Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, a i dërgoi urimet e tij të ngrohta, popullit shqiptar.
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)

SHBA: Ja gabimet që s'duhet të bëni
"Kujdes nga mashtrimi, është falas"










