Tiranë, studentja truri i grabitjes
së zviceranit, i morën 3 mijë €

Tiranë, studentja truri i grabitjes<br />së zviceranit, i morën 3 mijë €
TIRANE -  Lorena Ismailaj, studente e Shkencave Politike në Tiranë, u bë protagonistja kryesore e një grabitje. 21-vjeçarja nga Ura Vajgurore e Beratit, prej disa muajsh kishte krijuar shoqëri me një zviceran, Andrea Graseli, 47-vjeç, por ende nuk dihet natyra e saktë e lidhjes së tyre.

47-vjeçari kishte rreth dy vite që kishte ardhur në vendin tonë me qëllim që të mësonte gjuhën shqipe.  Gjatë kohës që studentja dilte me 47-vjeçarin ajo i kërkuar atij 3 mijë euro, duke i thënë që kishte disa probleme në familje dhe ato lekë i duheshin patjetër. Por, kur 21-vjeçarja ka zbuluar që miku i saj zviceran ka qenë i kamur atëherë ajo ka menduar që të “pasurohet nga ai”, duke e futur në kurth.

Ajo ia ka komunikuar faktin se 47-vjeçari ishte i pasur, “të fejuarit” të saj, Florenc Marashi, emigrant 19 vjeçar nga Laçi, me banim në Tiranë. Menjëherë pas këtij lajmi Marashi, ka lajmëruar shokët e tij laçianë Kristofor Palushaj, 19 vjeç, Igzidor Palushaj, 19 vjeç, këta të dy vëllezër binjakë, si dhe Ndue Malçi, 16 vjeç. Mbrëmjen e së premtes laçianët kanë grabitur zviceranin në hyrjen e një pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në rrugën “Faik Konica”.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy binjakët të cilët kanë pasur armë në dorë i janë afruar zviceranit, në momentin që ai ishte futur në ashensor, duke e kërcënuar. Më pas ata i kanë kërkuar atij paratë. 47-vjeçari i ka dorëzuar atyre kuletën në të cilën ka pasur vetëm një sasi të vogël parash. Më pas personat kanë biseduar mes tyre, për të vendosur nëse do të shkonin në banesën e tij për t’i marrë sendet me vlerë si kompjutera, laptop, apo printera e aparatë fotografikë. Pas kësaj skene ka qenë vetë zvicerani, i cili ka lajmëruar policinë e Tiranës për këtë ngjarje. Ai u ka treguar bluve për historinë me studenten dhe menjëherë pas marrjes së këtij detaji, policia gjeti dhe shoqëroi Ismailajn. Kjo e fundit gjatë komunikimit me hetuesit, pranoi se ishte një nga ideatorët e grabitjes së mikut të saj.

“Po e kam ideuar unë këtë histori”,- mësohet të ketë thënë 21 vjeçarja. Ajo ka pohuar se pasi i kishte marrë paratë zvicerianit, kishte vënë re se miku i saj, nga Zvicra nuk vuante shumë për to. Ajo ka treguar edhe planin që i fejuari i saj kishte bërë me miqtë e tij laçianë. Më pas policia arrestoi edhe 4 laçianët, të cilët mësohet se janë mbledhur bashkë dhe përpunuan planin se si do të grabisnin zviceranin.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator