Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Yzberisht, plagoset një 24-vjeçar (VIDEO)

TIRANË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Rrugën “Tre Dëshmorët” në Yzberisht, ku një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit në Yzberisht, ku i lënduar ka mbetur një 24-vjeçar me inicialet D. V. Burime për Report TV bëjnë me dije se 24-vjeçari ka marrë gërvishtje në dorë nga plumbi. Po punohet për identifikimin e autorëve, duke qenë se kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë për të shtënat me armë dhe që një makinë po lëvizte me shpejtësi.

Policia pritet të marrë në pyetje 24-vjeçarin, nga dëshmia e tij pritet të zbardhet e plotë ngjarja.

Policia në vendin e ngjarjes

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'