TIRANË - Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Selitës në kryeqytet pas një konflikti me një person tjetër.
 
Nga blutë e kryeqytetit mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Elezi” pranë një supermarketi dhe shtetasi Donard Merolli është plagosur e më pas u transportua në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e Tiranës e mbërritur në vendngjarje nuk ka mundur të kapë autorët e plagosjes, por i ka identifikuar ata.
 
Mësohet se autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip “Benz.”
 
plagosja

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)