TIRANE - Dy të rinj në kryeqytet janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25 vjeccare.
Ardi Hyka 23 vjeç dhe Denis Uku 23 vjeç, me banim në Vaqarr të Tiranës, janë vënë në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga 25 vjeçarja M.P., ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 25 janarit.
Vajza ka thënë në polici se rreth mesnatës së të dielës në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Tiranë, Hyka dhe Uku kanë tentuar të kryejnë marrdhënie seksuale me dhunë me të.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit dy të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë S.P. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme ndaj tyre.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com