Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)

Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)

Policia sekuestron dy makina të vjedhura

Tiranë-Një 37-vjeçar italian është arrestuar nga policia e kryeqytetit ndërsa i vëllai i tij do të hetohet në gjendje të lirë pasi trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura.

37-vjeçari është identifikuar si Davide Simula.

“Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi italian Davide Simula, 37 vjeç, banues në Itali, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., banues në Itali. Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë informojnë se sekuestruan 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMË X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.      

Operacioni u kodua “Luxury Cars”.   

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Abonetë falas, Bashkia shton numrin e sporteleve

Abonetë falas, Bashkia shton numrin e sporteleve