Tiranë, tre familje rome përplasen
me ish-pronarët: Ku të vemë?

Tiranë, tre familje rome përplasen<br />me ish-pronarët: Ku të vemë?
TIRANË – Përplasjet e qytetarëve me ish-pronarët e ndërtesave kanë hapur një problem të ri në kryeqytet e këtë radhë përplasja është më e nxëhte, pasi bëhët fjalë për shtresën më të këputur të shoqërisë, komunitetin rom.
 
Drama e radhës po zhvillohet pranë Shkollës së Kuqe, kur tre familje rome duhet të lënë godinën, që sipas përmbaruesve, u përket pesë pronarëve.
 
Gazetarja e “A1Report!”, Gentiana Haxhiu, ishte sot në vendngjarje, ku pa nga afër sesi familjet rome janë mbyllur brenda ndërtesës dhe gra e fëmijë kërcënojnë të vetëflijohen për të mos dalë nga shtëpia.
 
Problemi i strehimit për ta është i pazgjidhshëm, sepse shteti u ka mbyllur dyert e nuk u afron asnjë mundësi strehimi në kushtet kur ata janë thuajse të gjithë pa punë dhe fëmijët të sëmurë.  
 
Një prej grave rome kryefamiljare tha për “A1Report!” se  “nuk kam ku të mbytem, pa punë dhe me një fëmijë të sëmurë me sëmundje toke, pa burrë...Ku të shkoj, ku të mbytem, kur unë mbledh kanaçe për të jetuar. Nuk mund të vjedh, nuk e bëj dot, që të vjedh e të blej shtëpi.
 
Një kryefamiljar tjetër i këtij komuniteti shprehu të njejtin shqetësim, asnjë mundësi tjetër për t’u strehuar përveç rrugës.

rome
 (Familjet rome që duhet të dalin nga banesa)

rome
 (Familjet rome që duhet të dalin nga banesa)

 (Familjet rome që duhet të dalin nga banesa)
(Kryefamiljarja rome prononcohet për "A1Report!"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit