TIRANE-Kthyen furgonët në depozita të lëvizshme duke treguar ujë të pijshëm në lagjet e Tiranës procedohen penalisht 4 shtetas ndërsa policia rrugore ju bllokon mjetet dhe i referon materialet krimit ekonomik për evazion fiksal.

Të kontaktuar nga Report Tv drejtues të kësaj njësie u shprehen se po kryhen analizat e ujit në depozita dhe n.q.s ato rezultojnë se uji nuk është i pastër dhe i pijshëm ndaj këtyre shtetasve do të ketë ndëshkime deri në masë arresti me burg.

Operacioni 'Uji'
Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 persona, të cilët kishin përshtatur mjetet furgonë në dispozita të lëvizshme.  

Shoqërimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Uji”.
 
Të arrestuarit u proceduan për shkelje të kodit rrugor dhe evazion fiskal.
 
Policia gjithashtu ka bllokuar dhe 3 mjetet që ishin të përshtatura si depozita uji.
 
Këto persona janë denoncuar nga qytetarët pasi çdo mëngjes prishnin qetësinë publike me altoparlant.
 
Nga hetimi ka rezultuar se personat ishin të paregjistruar ne tatim taksa. 

[gallery]22369[/gallery]
Policia vijon aksionin per autobotet
Një tjetër shkelje e kryer nga drejtuesit e këtyre mjeteve sipas policisë është dhe përdorimi i sinjalizuesve zanorë dhe fenelinave në kundërshtim me ligjin pasi nuk kanë një leje të tillë.

Për mjetet e ndaluara është vënë në dijeni dhe krimi ekonomik i Tiranës pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se këto persona dhe mjetet e tyre nuk ishin të regjistruara në tatim taksa.

Siç dhe shihni në këto pamje me depozita të përshtatura, një pompë dhe një filtër këta shtetas tregtonin ujë në lagjet e Tiranës pa pasur asnjë çertifikatë sigurie.

Ndërkohë vetëm për muajin Maj policia e Tiranës ka ndaluar 8 mjete të tilla të cilat në shkelje të kodit rrugorë janë përshtatur duke ndërruar destinacion.

Të kontaktuar nga ReportTv drejtues të policisë rrugore u shprehën se goditja e këtij fenomeni do të vazhdojë pasi jo vetëm prish qetësinë publike dhe shkel rregullat e qarkullimit rrugorë por ndikon dhe tek shëndeti i qyetarëve pasi nuk ka asnjë sigurie për ujin e pijshëm dhe origjinën se ku ai mbushet.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com