Një turist çek dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar teksa ka qenë duke eksploruar natyrën në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit", në Krrabë, Tiranë.

Ngjarja u shënua pasditen e sotme.

Policia thotë se shtetasi çek V. Sh.61 vjeçari dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar në një zonë me terren shumë të vështirë. U desht ndërhyrja e policisë dhe e shërbimit mjekësor që të bëhej e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Policia ka publikuar videon e momentit kur për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.