TIRANE- Pasi u informua nga mediat se në Kryeqytet, mbrëmjen e djeshme, një grua ishte marrë peng me forcë nga një person i pa identifikuar. Policia ditën e sotme dha versionin e saj zyrtar, duke sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes, sipas saj bëhet fjalë për një konflikt në çift.
Mbrëmjen e së shtunës disa banorë të Kryeqytetit rreth orës 23:30 informuan policinë se në zonën e “Shkollës së Bashkuar”një person i paidentifikuar kishte rrëmbyer me forcën e armës një grua dhe po e transportonte në drejtim të paditur me një automjet tip “Volskwagen Golf”, i kuq, me targa TR 3967 R.
Ndërkohë Policia e shtetit ditën e sotme, pasi arriti të ndalonte autorin dhe të mbyllte hetimet paraprake, sqaroi se bëhej fjalë për një konflikt në çift mes dy bashkëshortëve.
Autori u ndalua nga forcat e Policisë dhe akti i tij ndaj bashkëshortes është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës si pengmarrje. Mësohet se gruaja e dhunuar një ditë më parë është lënë e lirë ndërkohë që bashkëshorti i saj mbetet ende nën ndalimin e forcave të rendit.
Policia deri tani nuk ka bërë të ditur emrat e bashkëshortëve të përfshirë në këtë ngjarje duke u ruajtur identitetet deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com