U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'

TIRANË GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit "arrest me burg" për Dritan Rexhepin, i cili u ekstradua nga Turqia më 8 janar 2025.

Përmes avokates së tij, Johana Qeleshi, 44 vjeçari, i njohur dhe me emrin Gramos Rexhepi kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se mbahet në arrest pa asnjë provë.

Pasi u konfirmua masa e arrestit, nisi seanca gjyqësore për rrembimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ku Rexhepi akuzohet si  urdhërues i krimit. Dritan Rexhepi pasi dha gjeneralitetet deklaroi se do të jetë vetë i pranishëm në çdo seancë pavarësisht mbrojtjes me avokat.

Në këto kushte GJKKO vendosi të shtyjë seancën për të lejuar Dritan Rexhepin që të njihet me aktet e procesit të zhvilluar deri tani. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 24 janar, në orën 12:00.

Të akuzuar në këtë proces janë Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Korado Kështenja/ Gështenja, Martin Bleta.

SPAK konsideron se Gentian Funiqi dhe Dritan Rexhepi, që në atë kohë ishte në burg në Ekuador, kërkuan rrëmbimin e Jan Prengës, pasi i vëllai i tij në Angli kishte vjedhur 260 kg kokainë, që dyshohet se u përkisnin atyre.

Ekstradimi

Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi mbërriti në Rinas, për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve. Shqipëria ishte në garë me 3 shtete të tjera për të bindur autoritetet turke për ekstradimin, përfshirë Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekuadorin, ndërsa dosja me provat e kopsitura të SPAK, me sa duket, mjaftuan që Turqia të ekstradojë 44-vjeçarin. 

I konsideruar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri. Në Turqi mundi të hyjë përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turk që e ruajtën për disa ditë në vilë dhe pasi u bindën ndërhynë për kapjen e tij.

 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avniu: 10/01/2025 13:00

    Kush jane bisnesmwnet ne vlore?

    Përgjigju
  • koli: 10/01/2025 12:36

    Enveri ja rregullonte ketyre..,,.duhet te rikthehet denimi me vdekje per 5 vjet te pakten....

    Përgjigju
  • fshatari: 10/01/2025 12:24

    ky kriminel duhet te hetoet dhe per tentativen e vrasjes se prekurorit eugen beci dhe te tjera dhe ti sekuestroen pellatet qe nderton ne vlore himare dhe tirane me bisesmen ti hetojne dhe dalin me emra kush jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët