TIRANË - Ndërron jetë mëngjesin e sotëm, pacienti i sëmurë me kancer, i cli u hodh mbrëmjen e djeshme nga kati i dytë i Sanatoriumit në Tiranë.
Fillimisht u tha se pacienti 38-vjeçar, pas rrëzimit ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më pas.
Menjëherë, pas raportimit të ngjarjes, shërbimet policore të komisariatit numër 1 mbërriten në vendngjarje dhe fillimisht morën në pyetje të pranishmit, si dhe stafin mjekësor, nëse ai ishte një pacient i shtruar në spital apo jo.
Policia gjithsesi ka nisur hetimet për të kuptuar shkaqet, por deri tani dyshimet janë se ai është vetëhedhur prej një tronditjeje psikike nga sëmundja e pashërueshme.
Lajm i përditësuar
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com