Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Bashkëshortes së tij do t’i bëhet ekspertizë, dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor

Vrasja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta nga 3 fëmijët e tij në Shënavlash të Durrësit dhe përmbysja e dëshmive që ndodhi sot në sallën e gjyqit ku Hygerta Meta pranoi autorësinë për krimin e rëndë, ka qenë në qendër të diskutimeve në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema zbuloi se ndaj Blerina Metës, bashkëshortes së viktimës e cila sot rrëfeu për ‘Pa Gjurmë’ sesi për vite me radhë ishte dhunuar dhe kërcënuar nga Pëllumb Meta, do t’i bëhet një ekspertizë për të përcaktuar nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Dyshimet për diçka të tillë janë ngritur për shkak të kthjelltësisë dhe mprehtësisë që ajo ka pasur gjatë rrëfimit të një ngjarje makabër si kjo që ka tronditur jo vetëm familjen e saj por të gjithë opinionin publik.

“Pritet të bëhet një akt ekspertize ndaj Blerina Metës pasi ka deklarime të çuditshme. Ka një kthjelltësi të mprehtë në një situatë shumë të rëndë që ka ndodhur në familjen e saj. Hetuesit kanë dyshime se për shkak të dhunës së ushtruar ndër vite ndaj saj, mund të ketë edhe probleme të shëndetit mendor”- tha gazetari i Report Tv.

Më tej Dema tha se detaji që nxori zbuluar 3 fëmijët e Pëllumb Metës kanë qenë kamerat nga vendi i punës së tij ku shfaqej djali i madh Hysen Meta në automjetin e viktimës ndërsa më pas kishte bërë deoncimin për zhdukjen e të atit. 

Sipas deputetit Dashnor Sula, krimet më të rënda ndodhin gjithmonë nga njerëzit e afërt brenda familjes dhe janë të mbartura nga ngjarje më të hershme. Sipas tij, vrasja e Pëllumb Metës nuk është bërë në gjaknxehtësi e sipër por është menduar në detaje.

“Krimet më monstruoze apo të paimagjinueshme i kanë bërë njerëz shumë të afërt. Mesa duket urrejtja apo sindroma që kanë dhe e shtyjnë njeriun në këtë ngjarje makabër janë shumë të forta, nuk ndodhin në një ditë. Po të kishte ndodhur një vrasje në gjaknxehtësi e sipër dhe nuk do fshihej krimi”- tha Sula.

Për avokatin Sokol Hazizaj shkak për situatën ku ndodhet shoqëria shqiptare e cila sipas tij nuk ka më një standart kulturor vjen edhe nga gjuha politike që përdoret në Kuvend mes politikanëve.

“Krimi në familje është më i ashpri por edhe për faktin se nuk kemi më një standart kulturor dhe arsimor si para viteve ’90. Sot kemi konflikte të ashpra sa i përket pronësisë, interesa që nga të vogla bëhen të mëdha brenda familjes. Janë vetë familjarët që kanë goditur familjarin por ende nuk janë zbuluar motivet”- tha Hazizaj.

Ditën e sotme, gjykata e Durrësit la në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta nën akuzën e vrasjes e babait të tyre. Hygerta dëshmoi në gjykatë se kishte qenë ajo që qëlloi babain me armë zjarri duke pretenduar se viktima e kishte kërcënuar shpesh se do ta vriste. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Vranë babain, gazetari i Report Tv zbulon se çfarë i ‘tradhtoi’ 3 fëmijët e Pëllumb Metës në fshehjen e krimit të rëndë

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon tha se kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë zbuluar fëmijët e Pëllumb Metës të cilët u lanë sot në burg për vrasjen e babait të tyre.

Dema tha se nga pamjet e sigurisë në vendin e punës së Pëllumb Metës u zbulua se kishte qenë djali i tij, Hyseni ai i cili kishte çuar makinën e të atit në vendin e punës dhe më pas e kishte denoncuar si të zhdukur.

Ndërsa vajza e viktimës, Hygerta Meta pranoi krimin vetëm pasi u zbulua kufoma e të atit, që e kishin varrosur në kasollen e lopës në oborr.

“Ata deklaruan para hetuesve që ai ishte larguar në drejtim të punës para se të humbte gjurmët.  Kur hetuesit hapën kamerat rezultoi se ishte djali Hyseni që kishte cuar makinën e të atit në vendin e tij të punës. Në momentet kur policia ka ndërhyrë ka qenë e bindur se kemi të bëjmë me fshehjje të trupit rreth e qar banesës. Fillimisht vajza e mohoi por vetëm pasi u gjet kufoma, ajo rrëfeu se ishte ajo autorja e krimit”- tha gazetari.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 27/02/2024 11:03

    Ja vlen të punojmë tgjithë së bashku për tu ba sa ma shum Njerëzor,rregullat i dini për me rrit SOJIN rruga ashtë e gjat me mrri tek Njeriu,po ashtu mos tju dham mundsin katastrofave natyrore se qfar lajku kem hastretxhi për tkeqen na bajnë rrafshë me tokën,skem ku të ankohemi,ta ndihmojm vetën na ndihmojnë tjerët haku i sabive

    Përgjigju
    • Hrtl: 06/03/2024 19:18

      Kthjelltesia dhe mprehtesia tregojne se ajo ka aktivizim te krimit dhe ka dhunuar dhe mbyte zerin dhe te drejten e babes se femijeve dhe ka inkriminuzr femijet si nje bandits qe rezulton Tashkent dhe duhet clirohet shoqeria nga keto lloj prototype dhe inkriminimi nga grate mafioze dhe te dhunshme duke abuzuar dhe shkele lirite kushtetuese.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pas Koloseut, Katz poston Kullën Eifel: Stop Iranit para se të jetë shumë vonë

Pas Koloseut, Katz poston Kullën Eifel: Stop Iranit para se të jetë shumë vonë