Tiranë, u përplas me shtyllën me
motor, humb jetën 20-vjeçari

TIRANE- Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Enes Berisha, 20 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, në spitalin e Traumës në kryeqytet.
enes berisha
(20-vjeçari që humbi jetën në aksident, Enes Berisha)

I riu, pasditen e së dielës në rrugën e “Elbasanit”, pranë Policisë Ushtarake në Sauk, duke drejtuar motorin tip “Burgman”, me targa TR 594 D, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Për pasojë ai është përplasur me një shtyllë dhe është dëmtuar vetë si dhe pasagjeri që ndodhej me të në motor, Eno Meçe, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista