Tiranë - Një 17-vjeçare është larguar pa gjurmë nga banesa e saj.

Kallëzimin për zhdukjen e të miturës e ka bërë nëna e saj një ditë më parë në një nga Komisariatet e kryeqytetit.

“Më datë 09.12.2025, shtetasi E. L. ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur, 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.