Tiranë, vijon prishja e objekteve
pa leje, INUK aksion tek "Zogu i Zi"

Tiranë, vijon prishja e objekteve<br />pa leje, INUK aksion tek
TIRANE - Vijon aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve pa leje në kryeqytet. Aksioni i nisur ditën e djeshme, ku janë parashikuar të prishen 600 objekte pa leje, është shtrirë sot në rrethrrotullinimin e “Zogut të Zi”.
 
Ditën e sotme aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet të vijojë përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë mësohet se INUK vijon aksionin, po për lirimin e hapësirave publike, në rrugën “Kont Bergoli” në afërsi të zonës së “Brrylit”. Sipas INUK qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është çlirimi i hapësirave publike dhe vendosja e ligjshmërisë.

aksioni i inuk
(Në foto: Sot nga aksioni i INUK në Tiranë) FOTO TE TJERA

Rama: Vijon çlirimi nga çibanët e keqqeverisjes 
Edhe sot kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e INUK në kryeqytet, ku sërish duke i cilësuar çibanë ndërtimet pa leje, ka theksuar se puna për prishjen e objekteve të keqqeverisjes që rrënoi vendin për qëllime fitimi në kurriz të qytetarëve do të vijojë

“Do vijoje papushim çlirimi nga çibanet e keqqeverisjes qe rrenoi vendin per qellime fitimi ne kurriz te qytetareve!” shkruan Rama në Twitter
 
INUK prej kohësh zhvillon aksione në kryeqytet, ku jo më larg se dje, nisi aksionin për prishjen e pa leje në zonën e “Ali Demit” pranë ish-restorant “Pirro Manit”.
 
Ndërkohë, aksionet vijojnë edhe nëpër rrethe, ku gjatë ditës së djeshme, u shemb në Kavajë “Obelisku i Demokracisë”, vendosur nga Partia Demokratike në vitin 1993 me ardhjen e tyre në pushtet.
 
Kjo solli edhe reagimin e kësaj force politike e cila e cilësoi këtë si nisjen e një revolte popullore. 

aksion i inuk
(Në foto nje nga pronaret e objekti qe u plagos nga renie e nje derrase) FOTO TE TJERA

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!