Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Edi Rama dhe kryeministri grek Micotaqis

Po bëhet gati një vit që Greqia nuk e pranon dorën e shtrirë të Ramës, me gjithë insistimin e tij. Mbase fodullëku grek vjen nga kohë të shkuara ose mbase Micotaqisit vazhdojnë i paraqesin shifra të droguara si qëmoti, por puna është se kohët kanë ndryshuar. Këtë nuk e kuptojnë as disa politikanë apo gazetarë të Tiranës që akoma mendojnë se Greqia bën Diellin dhe Hënën në Tiranë, sikur 10 vite e kusur më parë.

Greqia tashmë është një kufomë ekonomike dhe historia kur i ishte caktuar nga BE pozicioni i kujdestarit të Ballkanit ka perënduar. Ekonomia është tregues dhe shifrat janë kokëforta.

Tashmë Greqia ka të ardhura për frymë 21.066 €. E kanë kaluar

shumica e shteteve të ish-bllokut lindor: Çekia, Polonia, Letonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Sllovenia. Iku koha kur polakët emigronin për të punuar pllakaxhi dhe hidraulikë në Greqi. Ka mbrapa me fare pak diferencë Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Rumania ka shkuar tek 18.000€/frymë. Për 3-5 vjet Greqia ngelet rishtas e fundit në BE duke konkurruar për vendin e fundit me Portugalinë.

Shoqëria greke është ekstremisht mediokre. Universitetet dhe institutet greke nuk depozitojnë asnjë patentë. 58.000 mijë në vit depoziton Gjermania.

Prodhimi bruto i Greqisë në vitin 2007 në prag të krizës rezultonte 355 miliardë USD për të rënë çuditërisht në 193 miliardë USD kur llogaritë nisën t’jua mbajnë gjermanët. Ç’ka tregonte falsifikimin e tmerrshëm që kishin bërë për të hyrë në zonën euro dhe vjelë paratë e BE.

Sot prodhimi bruto i saj është në nivelin e 219 miliardë USD dhe as në vitin 2028 nuk do ia dalin të kapin volumin e xhiros të Volkswagenit që bën 322 miliardë € në vit.

Ndërkohë borxhi i jashtëm i Greqisë është 370 miliard € dhe në vitin 2028 pritet të shkojë 386 miliardë € ose 134% e GDP. Kjo është e pranueshme për shoqëritë industriale si Japonia, Italia apo SHBA, por jo për një vend që eksporton vetëm ullinj dhe djathë feta.

Meqë citova eksportet, Greqia eksporton 50 miliardë €. Kaq është xhiroja e markës Volvo të Suedisë, vend që ka një popullsi të njëjtë me Greqinë. Ndërkohë importon 80 miliardë €. Ato 25 miliardë që fiton nga turizmi, i lë në deficitin eksport import.

Edhe në eksportet e fruta-perimeve Greqia po lihet pas nga Izraeli, Spanja dhe Italia e jugut. Shifrat janë kokëforta dhe perëndimi i Greqisë është i dukshëm.

Sa i takon Shqipërisë, e vërteta është që ndodhet ende pas Greqisë, por shqiptarët kanë si pikë të fortë emigracionin agresiv. Dikur, Aristotle Onassis, apo sot Stelios Haji-Ioannou, pronar i EasyJet janë emra grekë, ndërsa sot emigracioni masiv është ndaluar tek pikat e sufllaqeve dhe tavernave.

Ndërkohë në perëndim emigracioni shqiptar është më kapilar dhe i hapur në fushat e bareve, restoranteve, ndërtimit, pa harruar edhe botën e nëndheshme ku elementi shqiptar është bërë konkurrente e simotrave italiane. Dhe kjo është një para që konkurron GDP-në e Shqipërisë.

Këto mbase nuk i di Micotaqis, por mesa duket Rama i di. Kjo e bën që të mos lëkundet nga pozicioni i tij për bllokimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të Greqisë në Shqipëri, por i shtrin dorën e partneritetit. Sa më shpejt ta kuptojnë grekët që në veri kanë një partner, aq më mirë është. Koha e vasalitetit ka marrë fund. (Dritare.net)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred: 28/04/2024 09:09

    Shume i saktë arsyetimi dhe gjykimi mbi gjendjen e situatës politike ekonomike te vendit ne raport me fqinjin jugor,tashmë bindje se çdo gjë eshte ne favor te vendit tone por pa harruar dhelperine dhe ziliqarllekun qe cfaqin grekët ne çdo situatë per te te kafshuar

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/04/2024 18:27

    Yunanistani i ardhshëm doje të thoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Do investonin në resort në Durrës bashkë me një anglez! I sekuestrohen troje e llogari bankare e makina luksoze Adem Metkolës dhe ish bashkëshortes

Do investonin në resort në Durrës bashkë me një anglez! I sekuestrohen troje e llogari bankare e makina luksoze Adem Metkolës dhe ish bashkëshortes