Zjarri në magazinë në Tiranë dyshohet i qëllimshëm, dëmi 5 mln euro

TIRANE- Zjarri te një magazinë për matriale elektrike në Tiranë, dyshohet se është vendosur qëllimisht nga persona ende të paindentifikuar. Policia dyshon se në sektorin e abazhureve brenda kësaj magazine, një person ka vendosur qëllimisht zjarrin, për të dëmtuar këtë biznes. 

Policia po vijon hetimet dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, në zbardhjen e kësaj ngjarje.  Ndërkohë këto janë pamjet brenda magazinës, ku duket se gjithçka është shkatërruar. 

Brenda magazinës mendohet se ka pasur materiale me vlerë më shumë se 5 milionë euro, por vijon të bëhet inventari i pajisjeve që janë djegur. Në magazinë, janë djegur trapan, abazhurë si dhe qindra pajisje të tjerë elektrike. Gjithashtu janë djegur edhe zyrat e pronarit dhe punonjësit të kësaj magazine. Ky biznes ishte distributor e një kompanie gjermane dhe është në pronësi të Kliti Nanos, nipi i ish-Kryeministrit Fatos Nano.
 
Mbrëmjen e së hënës më shumë se 20 mjete të zjarrfikëseve u angazhuan për vënien në kontroll të zjarrit. Madje disa zjarrfikëse kanë ardhur nga Durrësi, ndërkohë që u angazhuan edhe forcat e ushtrisë si dhe botet me ujë të UKT-së për mospërhapjen e zjarrit, kjo për faktin se ngjitur me këtë magazinë ishte një rrobaqepësi dhe banesa. 

Flakët vunë në alarm banorët në rrugën “Siri Kodra”, ndërkohë që tymi u duk në të gjithë Tiranën. Vetë pronari i kësaj magazine është shprehur se e kishte të siguruar biznesin e tij dhe pritet vlerësimi i dëmeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja