17:00 DROGA E SEKUESTRUAR NE SHENGJERGJ, NE PRANGA 6 PERSONA
Shërbimet e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me forcat e Komisaritit nr.4 në Tiranë dhe FNSH kanë mundësuar sekuestrimin e mbi 300 kilogramë lënë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si dhe arrestimin e gjashtë shtetasve, si posedues e shpërndarës së saj.
Nga policia e Tiranës u mor masa e arrestit në flagrancë për shtetasit Bujar Qordja, 32 vjeç; Kledjan Qordja, 42 vjeç; Lutfi Rroshi, 53 vjeç; Klevis Rroshi, 24 vjeç; Gentjan Rroshi, 31 vjeç; dhe Aqif Rroshi, 82 vjeç.
Pas hetimit disa ditor, të këtyre personave u arrit të përcaktohet vendodhja e drogës dhe e poseduesve, duke bërë të mundur arrestimin në flagrance të tyre në fshatin Shëngjergj në Tiranë.
Sipas policisë, në banesë këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, një maskë, 144 kapsolla detonatore, sasi eksplozivi, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.
ORA 11:25 TIRANE, SEKUESTROHEN EDHE 200 KG KANABIS
Policia e Tiranës, efektivët e Komisariatit numër 4 dhe ata të FNSH-së, kanë sekuestruar edhe 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në fshatin Shëngjergj, ku gjatë mëngjesit u gjetën 300 kg. Deri më tani janë ndaluar 6 persona, ndërsa operacioni i policisë është duke vazhduar.
(Në foto: Droga e kapur që u soll në Drejtorinë e policisë së Tiranës)
ORA 10:14 VLORË, SEKUESTROHEN 841 KG KANABIS SATIVA
Superaksion nga Policia e Vlorës, ku janë sekuestruar 841 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës ka bërë të ditur se, gjatë mbrëmjes së djeshme, efektivët e sektorit të luftës Kundër Narkotikëve në bashkëpunim edhe me njësinë e lëvizshme territoriale “Delta Forcë Vlorë”, në bazë të një plani të posaçëm masash të marra për kontrollin e plotë të territorit me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll në zonën Karaburunit.
Gjatë kontrolleve në zonë nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Delta Forcë në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës” rreth orëve të para të mëngjesit janë konstatuar rreth 20 çanta të zeza dhe 38 thasë të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që në total ishte 841 kilogramë.
Nga strukturat e Policisë së Vlorës shtë bërë sekeustrimi i lëndës narkotike dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë ka filluar procedim për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Policia është duke punuar për identifikimin e autorëve të tentativës së trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike. Dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej me mjete lundruese në drejtim të Italisë.
ORA 08:30 SEKUESTROHEN 300 KG KANABIS NE SHENGJERGJ
Sekuestrohen më shumë se 300 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona.
Burime nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, operacioni kundër lëndëve narkotike në fshatin Shëngjergj në periferi të kryeqytetit është ende duke vazhduar.
Policia e ka nisur aksionin gjatë natës ndërsa janë sekuestruar edhe disa armë të llojeve të ndryshme. Në këtë operacion janë duke marrë pjesë forcat e komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditur emrat e personave të arrestuar, pasi aksioni është në vazhdim.
Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve në rrugë operative se në këtë zonë kishte të mbjellë lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndërkaq pak ditë më parë në fshatin Zall-Bastar në Tiranë u sekuestruan 400 kg kanabis sativa, ndërsa u ndaluan dy persona.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)