Policia ka zbuluar në Tiranë një laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencat profesionale.

Përmes një njoftimi, ‘Blutë’ bëjnë të ditur se si rezultat i këtij operacioni u arrestua 51-vjeçari Abas Tafa, banues në Zall Bastar, ish-kandidat për deputet i Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Laboratori”.

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.

Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në pranga një shtetas.

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Zbulimi i laboratorit në Tiranë për falsifikimin e diplomave dhe licencave profesionale, 51-vjeçari i arrestuar ish-kandidat për deputet i Lulzim Bashës

1775828956_abastafa.jpg

Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni i zhvilluar në Tiranë, ku u zbulua një laborator i falsifikimit të diplomave dhe licencave profesionale.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se personi i arrestuar në këtë operacion, 51-vjeçari Abas Tafa, ka qenë kandidat për deputet në siglën e Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.