Policia e kryeqytetit ka arrestuar 4 persona për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Durisht.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi është konstatuar e mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
 
U arrestuan
 
1. Shefqet Memoci, 64 vjeç, banues në Tiranë
 
2. Zeqir Memoci, 80 vjeç, banues në Tiranë
 
3. Fiqiri Memoci, 53 vjeç, banues në Tiranë
 
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht:
 
4. Myslim Spahiu, 68 vjeç, banues në Tiranë
 
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me zjarr.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
 
Gjithashtu materialet kaluan dhe në ngarkim të M. S., për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallzim i krimit".

parcela me kanabis

parcela

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com