Tiranë, zhvatnin pronarët e makinave e ju kalonin mjetet me mangësi, kapet inxhinieri i Kolaudimit dhe 3 sekserët

Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë-Prezë dhe 3 agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për korrupsion. Policia njofton se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar mjete me mangësi teknike, duke ju marrë lekë pronarëve të këtyre mjeteve.

Në pranga ka rënë inxhinieri Albert Allushi dhe tre agjentët Arbër Cenuka, Gëzim Sorra e Haxhi Marqeshi, të cilët luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kolaudimi 2”. Operacion me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Arrestohet për veprimtari korruptive Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë - Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve, të cilët luanin rolin e sekserit.

Më datë 07.06.2019, Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë, pas një pune intesive një mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kolaudimi 2”, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit:

- Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë - Prezë)

- Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh )

- Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

- Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentat e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit Arbër Cenuka, Gëzim Sorra dhe Haxhi Marqeshi), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit Albert Allushi).

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” parashikuar nga nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. A., për veprën penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 245/2-25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. C., për veprat penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Moskallzim krimi” parashikuar nga nenet 245/2 dhe 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve G. S., dhe H. M.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë