TIRANE- Një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në kodrat e Liqenit Artificial.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët shkon në rreth 1000 m 2 dhe zjarri kishte 1 km distancë nga banesat.

Zjarri ka rënë mes kodrave të Liqenit Artificial dhe zonës së Saukut.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka neutralizuar më pas shuar flakët. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet nëse ka qënë i qëllimshëm.


Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)