TIRANË-Një magazinë lulesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në fshatin Marikaj në Tiranë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale ku është dashur ndërhyrja e 3 zjarrfikëseve për ta shuar.
Alberto Rancini, pronari italian i Garden Line ka shprehur trishtimin mbi zjarrin megjithatë ka falenderuar policinë dhe shërbimet zjarrfikëse të Tiranës dhe Vorës për asistencën e menjëhershme.
Pronari Alberto Rancini ka shkruar në Facebook: “Sonte një surprizë e shëmtuar. Lajmi i mirë ëshrtë se kemi konstatuar eficencën e zjarrfikësve dhe policisë shqiptare. Falenderojmë nga zemra zjarrfikësit e Tiranës dhe Vorës si dhe policinë. Me ndërhyrjen e tyre të menjëhershme (për vetëm 20 minuta nga telefonata në sallën operative ata ishin në ngjarje) kanë shuar flakët që po bënin progres në sipërfaqe të tjera. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se zjarri ka qenë aksidental, por po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta.
[gallery]20943[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO