TIRANE- Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në kryeqytet. Zjarri ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e “Don Boskos”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.
 
Mësohet se nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
 
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

apartament djegur me logo
(Në foto: Hyrja e apartamentit ku ra zjarri, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com.  Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)