TIRANE - Nje banesë është perfshirë nga flakët në orët e vona të natës në zonën e njohur si “Vilat Gjermane” në kryeqytet. Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrëfikëse, ndërsa për pasojë janë plagosur kryefamiljari 47-vjeçar Arjan Kullaj dhe bashkëshortja e tij.
Sipas policisë nga marrja e dëshmive të familjarëve dhe veprimet paraprake hetimore dyshohet se shkak për zjarrin të jetë një qark i shkurtër nga karikuesi i celularit.
Familjarët kanë qenë në gjumë dhe kanë rrezikuar të asfiksohen nga tymi dhe nëse zjarrëfikësit nuk do të ishin sinjalizuar në kohë, ngjarja në familjen Kullaj rrezikonte të kthehej në tragjedi.

(Në foto: Vendi ku ndodhi fillimi i zjarrit në banesë) Foto të tjera
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO