TIRANE - Një shkëndije elektrike në bodrumin e një pallati pas shkollës së gjuhëve të huaja në kryeqytet ka rrezikuar me asfiksi nga tymi i madh banorët.

Ndërhyrja në kohë e tre shërbimeve zjarrfikse ka bërë të mundur, që fatmirësisht të mos ketë asnjë person të lënduar ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet që shkaktuan zjarrin i cili dyshohet të jetë si rezultat i amortizimit në rrjetin elektrik.

zjarrfikese

Pas neutralizimit të flakëve në bllokun e pallateve është rikthyer dhe energjia elektrike, por paniku ishte prezent për afro 15 minuta dhe disa prej banorëve dolën nga banesat e tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)