TIRANE - Një zjarr i rënë në katin e 5-të të një pallati në afërsi të Prokurorisë së Tiranës ka rrezikuar jetën e banorëve mesditën e kësaj të shtune.

Policia dhe zjarrfikësja kanë evakuuar banorët, ndërsa përballja me flakët ka zgjatur për afro 15 minuta deri në neutralizimin e tyre.

Fatmirësisht nga zjarri nuk janë shkaktuar të lënduar por ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

zjarr

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)