Tiranë-Durrës me pagesë? Balluku: Zero tarifë në shtator, rrugë alternative për qytetarët

Tiranë-Durrës me pagesë? Balluku: Zero tarifë në shtator, rrugë alternative për qytetarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë detaje sa i takon projektit i cili parashikon vendosjen e tarifës në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti Artur Roshi, ministrja Balluku siguroi se në muajin shtator nuk do të vendoset asnjë tarifë për përdoruesit e rrugës Tiranë-Durrës. Balluku bëri të ditur se bëhet fjalë për një projekt i cili është ende në fazë studimi.

Nuk bëhet fjalë zoti Roshi të vendoset ndonjë tra as në shtator, as në nëntor dhe as në dhjetor. Ky është një projekt të cilin unë e kam gjetur në tryezën time të punës dhe kam nisur ta vlerësoj seriozisht me të gjithë ekspertët dhe pyetjes, nëse ky segment rrugor do të rehabilitohet dhe do të bëhet me pagesë, i jam përgjigjur që deri në shtator do të vlerësojmë nëse ky projekt ka fizibilitet. ky projekt nuk është sot në fazën për të kaluar në këtë detaje, pasi po studiojmë fizibilitetin e tij dhe harmonzimin e tij me të gjitha projektet e tjera për zhvillimin e rrjetit rrugor që qeveria Rama ka”, tha Balluku.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se asnjë rrugë në Shqipëri, ekzistuese apo e re që do të ndërtohet, nuk do të bëhet me pagesë pa pasur fillimisht një rrugë alternativë për qytetarët.

Asnjë rrugë e re, apo e vjetër që do të rehabilitohet nuk do të marrë traun e pagesës pa i dhënë qytetarit të drejtën që të kenë një rrugë alternative. Pra në rastin e Tiranë-Durrës, nëse do të bëhet ky projekt, insistoj që nesër të mos më thoni që thatë në parlament që do bëhet, nëse do të bëhet ky projekt duhet të ketë një rrugë alternative dhe rruga alternative që është përzgjedhur gjatë studimit të fizibilitetit është rruga Tiranë-Plepa”, u shpreh Balluku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë