Tiranë/ Bie nga shtylla e tensionit duke rregulluar internetit, plagoset rëndë 30-vjeçari

Tiranë/ Bie nga shtylla e tensionit duke rregulluar internetit, plagoset rëndë 30-vjeçari

TIRANE - Një 30-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga një shtyllë tensioni në të cilën ishte duke riparuar rrjetin e internetit.

Policia e Tiranës, njofton se sot rreth orës 16:00 në rrugën "Demokracia", V.N, në tentativë për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.

Policia e Tiranës njofton se 30-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të policisë së Tiranës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?