TIRANË- Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdhunuar një 13-vjeçar duke i bërë edhe një video intime. Më pas ata kanë shantazhuar të miturin me këtë video duke thënë se do ta publikonin, duke krijuar mundësinë që të futen në shtëpinë e tezes së tij nga ku kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 5000 euro.

Në pranga kanë rënë Valter Hysja 20-vjeç e Fatmir Haxhiu 21-vjeç dhe Bledar Matja 46-vjeç. Ata e kishin ftuar të miturin në banesë duke i thënë se do të luanin së bashku me lojëra elektronike.  Pasi e kanë kërcënuar ata i kanë tË sigurojnë çelësat e banesës së tezes së tij.

Policia njofton se materialet hetimore për këtë rast i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.