Tubacioni i ujit te mbikalimi në Unazën e Madhe ka shpërthyer ditën e sotme, duke shkaktuar një pellg të madh uji në rrugë.

Çarja e tubacionit çoi në ndërprerje të ujit në zonën e Daiasit dhe të Lundrës, që ky tubacion furnizonte. Ndërkohë zonat e tjera të Tiranës nuk u prekën nga defekti.

Shërbimi Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi se pas ndërhyrjes për riparimin e defektit në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG, furinimi me ujë të pijshëm në Lundër dhe Daias pritet të rikthehet brenda 2 orëve.


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Çarja e tubacionit të ujit në Unazën e Madhe në Tiranë, Ujësjellësi: Furnizimi me ujë për Lundrën e Daiasin rikthehet në 2 orët e ardhshme

1786634257_ukt.png

Stafi Teknik i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka njoftuar se ka marrë masat e menjëhershme për riparimin e tubacionit ‘DN 315 mm HDPE’ në Unazën e Madhe, i cili u ça sot.

UKT njofton se pritet që rikthimi i furnizimit me ujë për zonat që furnizon ky tubacion, Daiasin dhe Lundrën, të bëhet në dy orët e ardhshme.

Për shkak të këtij defekti, në Daias dhe Lundër pati kufizim të përkohshëm të furnizimit me ujë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që zonat e tjera të Tiranës nuk u prekën.