Një tjetër akuzë rëndon për gjyqtarin nga Pogradeci, Dhimitër Pojanaku, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Në emër të gjyqtarit janë pasuri të regjistruar pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme ne vlera te konsiderueshme, e ndërsa nga hetimet dyshohet se janë siguruar në veprimtari kriminale.
Pojanaku është vënë nën akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa gjykatësi i cili tani ndodhet në burgun e Drenovës, ka pranuar se ka marrë shumën e parave por sipas tij i ka marrë si qera e një ambienti e jo për tërheqjen nga çështja. Policia e ka kapur gjyqtarin Dhimitër Pojanakun në një bar kafe në qytetin e Pogradecit, menjëherë sapo ka marrë paratë nga qytetarja.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)











