Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë – Kardhiq, pranë ish-pularisë në Shijan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Në këtë segment rrugor, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

1701930819_aksident.jpg

1701931091_WhatsAppImage20231207at07.28.20.jpeg