Tjetër aksident rrugor/ 38-vjeçari me 'Benz' përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë në Kukës, transportohet me urgjencë te Trauma

Tjetër aksident rrugor/ 38-vjeçari me 'Benz' përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë në Kukës, transportohet me urgjencë te Trauma

Pamje nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen ë kësaj të shtune në Kukës. Një makinë ka përplasur një të moshuar, duke e aksidentuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Uzinë, ku 38-vjeçari me 'Benz' ka përplasur B. P., 67 vjeç që po lëvizte me biçikletë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të rënda për pasojë është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin  B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"", njofton Policia.

Ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar një numër i madh aksidentesh rrugore  të cilat kanë prodhuar një bilanc tragjik, ku rasti më i fundit është ai në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje. Nisur nga kjo, Policia ka intensifikuar kontrollet, ku vetën në 12 orë janë pezulluar 66 patenta si edhe janë vendosur 2668 gjoba, pjesa më e madhe për parakalimet e gabuara dhe shpejtësia e lartë.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës