Tjetër alarm për bombë në një shkollë të Tetovës! Autoritetet: Kërcënimet vijnë nga jashtë vendit

Tjetër alarm për bombë në një shkollë të Tetovës! Autoritetet: Kërcënimet vijnë nga jashtë vendit

Foto ilustruese

Një tjetër alarm për bombë është dhënë në një shkollë të Tetovës gjatë ditës së sotme. Alarmi është dhënë në shkollën ‘Liria’, nga ku nxënësit janë evakuuar me shpejtësi pas informacioneve të marra nga autoritetet përkatëse.

Më herët, alarme të tilla për bombë ka patur edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup, Gjevgjeli dhe Kavadar. Nga ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, është bërë me dije se kërcënimet me bombë janë duke u hetuar.

Por deri më tani, pavarësisht alarmeve të shpeshta të raportuara, ende nuk janë gjetur autorët përgjegjës pasi kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë