Tjetër dëshmi rrëqethëse nga Covid2, ‘viktima’ e Tires: Na kërkoi 50 euro për ta ruajtur babanë! Dhamë 4 mijë euro, por ai vdiq! E çuam 98 kg dhe doli 40 kg!  

Tjetër dëshmi rrëqethëse nga Covid2, ‘viktima’ e Tires: Na kërkoi 50 euro për ta ruajtur babanë! Dhamë 4 mijë euro, por ai vdiq! E çuam 98 kg dhe doli 40 kg!  

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Crroj mendon se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak të pakujdesisë. Ajo pretendon se ai nuk është ushqyer dhe nuk i është dhënë të pijë ujë. Përveç kësaj sipas saj ai është lënë edhe i pa pastruar.

Ajo denoncoi një pjesë të stafit shëndetësor pasi sipas të cilës kërkonin para. Crroj tregoi se edhe ajo ka pasur kontakt me sanitaren Tire Alldervishi. Sipas denoncueses, sanitarja i ka kërkuar 50 Euro vetëm që t’i rruante babain.

Mbaresa Crroj: Po, përshëndetje! Atëherë unë jam gjendur si puna e asaj vajzës, që ka folur për mamin e saj edhe unë jam gjet në të njëjtin problem. Babai im u shtrua me datë 24 Nëntor dhe ka dalë në fund të Dhjetorit. Gjatë gjithë kohës, 1 muaj, që ka qenë aty, 1 muaj e 10 ditë më duket, unë lashë çunin këtu në Itali dhe vajta në Shqipëri, lashë punën, lashë çunin, lashë shtëpinë, lashë çdo gjë edhe vajta të shikoj babin. Aty në atë spital, është vetëm tregti, është vetëm lekë. N.q.s ti nuk jep lekë nuk shikohesh. Neve lekët i kemi dhënë nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë, të gjithëve infermierët, ka pas raste, që 3-4 infermierë nuk na kanë marrë lekë, që janë treguar me të vërtetë… edhe doktori, që ndiqte babin tim, ai nuk na ka marrë asnjë lek, të tjerët të gjitha, të gjitha… Problemi është, që unë personalisht me gjithë vëllain tim, çdo ditë në mëngjes ngriheshim në orën 6:00 dhe i lenim lekët atyre që kishin ndenjur dhe të pasdites edhe në mëngjes turni i parë infermierët jo sanitarët , infermierët i kanë marrë. Edhe n.q.s doni të shikoni janë telekamerat aty edhe hapni edhe shikoni, se i gjeni vetë çdo gjë, çdo pikë vetë i gjeni. Pastaj janë ato lokalet aty përballë, se janë dhe të shkathëta infermieret sot, aty futen edhe bëjnë takime me familjarët dhe ia marrin lekët. Po jo lekë me 5 mijë lekë, se 5 mijë lekëshi atyre ju duket asgjë.

E kam bërë provë një ditë, nuk kam dhënë lekë për 24 orë dhe nuk ma kanë nxjerrë babin në telefon, e pastaj e dini, që atë robotin, që ka mësuar vetëm një fjalë, ka ngrënë, ka pirë, e kemi larë, e kemi ndërruar. Babi im ka vdekur edhe për të ngrënë edhe për të pirë. Kanë qenë raste, që i kanë vjedhur edhe pijet, që neve kemi çuar nga jashtë-brenda, kemi pasur dhe fakte për këto, se kam dhe njerëz aty brenda unë, që shkonin e shikonin babin tim, në çfarë situate është dhe gjendjen shëndetësore të tij. E kanë gjetur pa ujë, pa lëngje edhe pa supë. Ajo shoqja, që është aty te dera, që vjen e merr çdo ushqim të gjithë familjarëve, ajo merrte lekë, për të futur ushqimin aty brenda. Unë asaj i kam dhënë njëherë 5 mijë lekë në fillim fare, që i kam dhënë dhe numrin të më lidhi me infermierët, e kam parë çdo ditë e më keq… Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për ti rruajtur babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty.

Mbaresa Crroj: Ne kemi harxhuar shumë lekë…kemi harxhuar shumë lekë… Unë kam pasur 4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia. Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi 40 kg. Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve. Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar, i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç? Ky është spitali i Covid..!

Gazetarja: Jeni gati ta dëshmoni para drejtësisë versionin tuaj?

Mbaresa Crroj: Si jo?! Po! Po! Ka pas dhe raste, që kanë hyrë nga jashtë brenda, i kanë futur brenda njerëzit, se kërkojnë 150 euro, për t’u fut për të pa të sëmurin.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 16/01/2021 11:07

    Po pse nuk dalim ne ballkone e dritare ti duartrokasim prape te gjithe personelin shendetesor?? Per fatin e keq te popullit ne shqiperi keta nuk marrin po te zhafasin nga sanitarja deri te Dr.

    Përgjigju
  • tani: 16/01/2021 09:23

    I nderuar deklarues: eshte e nevojshme deklarimi yt e patjeter personi qe i ke dhene parat,se ndryshe eshte mashtrim e genjeshter e perdoret prej deklaruesit per perfitime personale apo presione personal apo politike.Askush pervec nesh nuk eshte pergjegjes per kte gjendje qe ju mendoni se eshte.Duhet te ligjerohet me ligj e te burgoset ai qe jep apo merr lek per nje sherbim ne administrat shteterore. Beni ti je nje paftyr qe leh pa asnje shkak.Ne se ke vertete raste te tilla,meqense jam edhe ne gjendje ekonomike te mire jam gadi qe per cdo deklarim te vertete tandin ti drejtohesh prokuroris te denoncosh aktin te paguaj gjygjin,avokatin edhe ty me shumen prej 500$ per cdo padi ne polici apo prokurori (rrjedhimisht fitimin e gjygjit).Perdor fjale shqiptare se menaxhim nuk e din e nuk e ke iden cdo te thote e si perdoret ajo fjale.Ne se ti din raste e se jane te verteta denoncoi(te pret pagesa per cdo rast) ne te kunderten je si shumica shqiptareve qe merresh me muhabete kafenesh,qe lehin kudo pa pushim(nuk ka rendesi me te drejte apo pa te drejt,mjaft te lehin) Duket qarte influenca e politikes opozitare ku eshte e ndertuar mbi bazen e rrenes,mashtrimit e llapaqenllekut

    Përgjigju
  • Spirokarka: 16/01/2021 09:12

    Ketu Tire jane te gjithe.Qe nga Spirokarka e Skenderbeut e deri te pastrusi me i rendomt.Shini ne kurriz te popullit robqira

    Përgjigju
  • Mirditor: 16/01/2021 07:02

    Kriminele e pa shpirt

    Përgjigju
  • Beni: 16/01/2021 04:24

    Infermieret dhe sanitaret tek sanatoriumi i rropen njerzit.Niveli i tyre eshte 0,katunare dhe maloke.Kane shume pergjegjesi edhe shefat,pergjegjsat e turneve,kryeinfermieret,shef pavioni etj.Manaxhim i tmerrshem ,ne pergjithesi,secili ben ç'te doje.Te gjitha jane Tire aty.Nuk eshte rast sporadik.

    Përgjigju
  • Eri: 16/01/2021 03:52

    Moj zonje Covid-i te jep anoreksi,keputje dhe pagjumesi.Personat qe shtrohen ne spital kane nevoj per oksigjen perpara supes.Une e kam kaluar Covid ne shtepi.Ishte e tmerrshme kur mendoje se mund mos te merrje fryme.Me vjen keq per babain tuaj por duhet te kuptoni dicka para se te thoni keto qe jane siperfaqesore.Kjo teme eshte hapur dhe ne Greqi qe fajqesojne mjeket per humbjet e jeteve dhe per mos kujdesjen e tyre.Dhe ne Itali po ashtu ka patur raste te tilla.

    Përgjigju
  • Tani: 16/01/2021 03:26

    Totalisht genjeshter dhe Zoti i denofte te gjithe ata qe genjejne ,kam qene vete i shtruar tek Sanatoriumi me Covid ne Spital nuk hyn dot as nje minister ose deputet per kete te jeni te sigurte,sherbimi si ne spitalet shqiptare ose te lindjes tre infermiere per nje pavion ne turnpor qe sapo i bie alarmit te vijne mos jua beni hasha une ika ne Itali sepse ashtu mendova se ishte me mire dhe kuptova ndryshimin por duhet te dini dicka mjekesine e ben paraja buxheti qe ka shteti ose spitali por dhe pagesa ku nje pacient ne terapi intensive paguante te pakten 3000€ dita. Prandaj mos zmadhoni gjerat kot por dhe ata qe perfitojne nga situata i gjykpfte Zoti sepse jam i sigurte qe jane shume pak . Me tregonte bashkeshortja qe infermieret e Sanatoriumit te repartit ku isha shtruar e kane marre ne tel dhe mbrapa per ta pyetur si ishte gjendja e ime ne Itali ,sinqerisht nuk eshte pak! Mos vendosni ne zbatim shprehjen kalova lumin te dh ....... kalin sepse ne kemi memorie te shkurter. Mirekuptoj dhe cdo person apo familjar qe peson drama me familjaret ose e aferm por mos i hiperbolizoni gjerat dhe mos harroni jeni bashkefajtor nese keni dhene leke.sepse luani cdo gur per te gjetur mik x doktori ose infermieri pastaj kur nuk shkojne mire gjerat fillojme nga historite qe per fat te keq i krijojme vete per shume arsye por dhe per fajin tone.

    Përgjigju
  • Jim: 16/01/2021 01:49

    Na i bete keteTire sikur te ishte ndonje hyjneshe qe shpetonte njerez Nuk kishit mundesi me pyet njeriu se kush eshte kjo qe po i japim keto leke Nuk e di se si jepen leket gjej njeri nr rruge dhe jepi leke. Tani kane filluar te gjithe Po dalin e Po I kerkojne pastrueses leke.

    Përgjigju
  • Iris: 16/01/2021 01:23

    Keto dite te gjithe rrine ne te squllet,se kane frike mos kapen,por shpejt kane per te rifilluar prape nga numrat.Gazetaret duhet te gjejne menyra e t'i xhirojne e t'i filmojne fshehurazi.S.d.q. ky fenomen ka pas qene qe ne kohen e Enverit,vetem se atehere ishte kryesisht ne natyre,jo ne para,por edhe kur nuk i merrnin te semurit,ia vidhnin shtetit,sidomos kuzhinat spitalore benin kerdine,po keshtu vidheshin dhe vogelinat ne spital,si alkool,garza,etj.Vjedhje beheshin dhe ne kuzhinat e kopshteve e cerdheve,ku guzhinieret dhe kujdestaret, ka pasur raste qe beheshin pjese e ushqimit te femijeve.Pas demokracise fenomeni i zhvatjes se parave per sherbim ne spitale,u perhap frikshem.Sa me ne gjendje te ishte i semuri,apo familjaret e tij,aq me shume kerkohej.Por dhe vete shteti e nxiti kete problem.Pse i semuri nuk ka tel.dhome,pse duhet t'i sillen veshje nga te afermit,kur te semuret duhet te kene veshje spitalore,sic e ka gjithe bota,pse duhet t'i dergohej ushqim nga familja,kur ai duhet te haje vetem djeten e spitalit,pse familja duhet t'i bleje e t'i sjelle ilace nga jashte,kur duhet qe spitali t'i jape e te administroje vete cdo ilac, qe i duhet te semurit,etj??!!Problem eshte dhe mendesia shqiptare,qe nisen me idene dhe i nxisin, qe po nuk dhe nen dore, nuk merr sherbim.Edhe vete e kam praktikuar kete gje kur jetoja akoma aty.Me kujtohet nje here ,kur isha ne gjimnaz,pagova para, per nja dy raporte ne ambulance,se doja te mbuloja disa mungesa qe kisha bere.Nuk e di, por si shoqeri jemi te gjithe te krimbur,ata qe i japin dhe ata qe i marrin leket.Teper e trishte!!

    Përgjigju
  • meri: 15/01/2021 23:58

    Shqiperin e kan mar peng maskarenjt,M.Shendetesis duhet te jap dorheqjen,eshte e pa-afte.

    Përgjigju
  • sala: 15/01/2021 23:49

    KJO TIRE NDYRESIRA TE DENOHET 15 VJET BURG PER KORRUPSION,,,ne kete situate me koronavirus kur njerezit kane patur nje hall shume te madh ,,kjo ndyresire donte leket,,te rrihet me thuper thane kjo plehre,,nuk te ben njeri leku moj maloke e qelbur,,keshtu eshte kur vini maloket neper spitale....rri tani si mut para gjyqtarit ,,pa nder,,dhe e peshtyre nga i gjithe populli...ptu.ptu..

    Përgjigju
  • Nasi: 15/01/2021 22:48

    Kollaj fare verifikohet nese Tirja vepronte vetem (gje qe ka pak shanse) apo me te tjere. Ore gjeni leket ku i ka dhe numerojini. Se nuk i hengri.

    Përgjigju
    • U kry: 15/01/2021 23:32

      Rast i izoluar. E tha Skënderpali ynë

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer