Pasi dështoi me idenë e zhvillimit të Botërorit çdo dy vite presidenti i FIFA-s Giani Infantino po mendon për diçka tjetër revulocionare. Teksa po afrohet Botërori, ideja e fundit është që ndeshjet e futbollit të zhvillohen për 100 minuta dhe jo 90 siç është aktualisht.
Mediat e huaja shkruajnë se arsye është se loja efektive gjatë një ndeshje është e ulët. Përshembull në Champions League loja efektive është 64.7%, ndërsa në Premier League 62%.
Mbetet për t’u parë nëse shtimi i minutave mund të rrisë lojën efektive, por që kjo të ndodhi është e vështirë. Megjithatë edhe kjo ide pritet të marrë shumë kritika ashtu si edhe ajo e organizimit të Botërorit çdo dy vite.