Tjetër mesazh i fortë amerikan, zyrtarja e Lartë e DASH vjen në Tiranë, takim me Alibeajn! Të pranishëm edhe deputetë anti Berisha në PD

Tjetër mesazh i fortë amerikan, zyrtarja e Lartë e DASH vjen në Tiranë, takim me Alibeajn! Të pranishëm edhe deputetë anti Berisha në PD

Karen Donfried dhe Enkelejd Alibeaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e njohin Komisionin e Rithemelimit si drejtues në Partinë Demokratike, edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë forcën më të madhe opozitare në vend. Ky qëndrim i fortë amerikan nuk është vetëm i përfaqësisë diplomatike këtu në Tiranë por tashmë veprime konkrete ndërmerren edhe nga Uashingtoni. 

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Karen Donfried, ndihmës Sekretare për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill, në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor, nga data 25 deri më 29 prill.

Interesante në axhendën e zyrtarës së lartë amerikane është fakti se ajo ka rezervuar një takim me Enkelejd Alibeajn, kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, i cili nga amerikanët njihet si kryetari në detyrë i PD-së, ndryshe nga siç pretendon Sali Berisha dhe ky është një mesazh shumë i fortë amerikan për të.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, mëson se ashtu si biseda me Kim, edhe ky takim do të zhvillohet në zyrën e Kuvendit të premten rreth orës 10:30, dhe do të jenë të pranishëm edhe Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar, jo anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00.

20 ditë më parë ishte ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila u takua me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn, takim të cilin e përdori për t’i dërguar një mesazh të qartë Sali Berishës, duke theksuar se Alibeaj është kryetar i komanduar i PD, deklaratë kjo që nxiti reagimin e ashpër të mbështetësve të Berishës.

Kujtojmë se dje, 3 ditë pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që me një vendim të datës 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, Enkelejd Alibeaj firmosi ankimimin e vendimit për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkoi prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

Megjithatë, pavarësisht se Alibeaj e kishte paralajmëruar ankimimin, Komisioni i Rithemelimit nuk ka pritur vendimin final të Apelit pasi sipas juristëve të tyre, tyre regjistrimi i Statutit nuk mund të ankimohet, por hyn menjëherë në fuqi. Por kjo nuk u pranua nga Gjykata e cila disa ditë më parë njohur të drejtën e ankimit grupit të Alibeajt në PD.

Çështja e kontrollit të PD është rihapur disa ditë më parë kur Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 28/04/2022 11:41

    Ua car fati ahahhahaha gagaga akoma se keni kuptuar qe votojn Shqiptaret ktu e jo sorrat e sorrosit

    Përgjigju
  • Loni: 26/04/2022 23:23

    Eshte e njejta taktike sic eshte vepruar dhe me Bashen. Cdo amerikan qe ka ardhe dhe do vije ne Shqiperi, ndjek axhenden e ambasades se ke persona do te takoje. Erdhen administrate e Kongresit amerikan dhe u tha qe ishin kongresmene. Te njejtin fat te Bashes do kete edhe Alibeaj. Ceshtje kohe.

    Përgjigju
  • Bond: 26/04/2022 18:10

    Sahliu me te gjithe antiamerikanet dhe antishqipetaret e tjere te deklaruar apo te fshehur do quhen se shpejti "Organizate Kriminale dhe Terroriste" Te gjithe hajdutat dhe kriminelet shkojne pas Sahaliut....

    Përgjigju
  • Eris: 26/04/2022 16:25

    Duhet ta takoj ne seline e PD si kryetar ne detyre dhe jo korridoreve te kuvendit.Nuk e rru Berisha se nuk e takon kjo apo te tjeret

    Përgjigju
  • Shqiptar: 26/04/2022 16:08

    Po pse nuk I tregoni emrat e debuteteve qe moren pjese ne takim, qe ta di amerika dhe shqiptaret se kush eshte grupi I perfaqesuar nga Ali beu .qe ti mbeshtesin pro amerikanet shqiptar me vote. Kto perfaqesues te amerikes ne PD nuk kan as votat e familjes se tyre. Kto jane mesuar me emrime zyrash . Keni harruar fuqine e votes,keni harruar qe ju jeni aq vota se perfaqesoni

    Përgjigju
  • Fshati: 26/04/2022 15:50

    Dikur thuhej se kryedemokrati shqipetare kishte paguar per te bere fotografi me Presidentin Tramp, dhe kete e trajtonin si angazhim i amerikes per partine demokratike. Po tani çfare e provon qe nuk jemi ne njejten situate ?

    Përgjigju
  • Baba: 26/04/2022 15:46

    E gjithe kupola e ps bashke me berishen dhe kupolen e tij ne burg ndryshe ska kuptim fare.

    Përgjigju
  • Bravo: 26/04/2022 15:24

    Sa mirë, ishallah e vrasin, por me intereson më shumë kur do flasin me këto që po na pijnë gjakun çdo ditë? Se Berisha ka 10 vjet në opozitë, pak me intereson.

    Përgjigju
  • Greta: 26/04/2022 15:06

    I vetmi mesazh i fort do jet kur Berisha dhe plerat qe e rrethojn te perjashtohen me ligj dhe te futen pas hekurave.Kto e takon,se takon jan thjesht perralla qe Berishes nuk i hy gjemb ne kembe

    Përgjigju
    • beni: 26/04/2022 15:44

      j te cojme njehere edi pas hekurave

  • Fredi: 26/04/2022 14:16

    Grusht i rende per partine dhe shokun Sali. Aferim per shokun Edia dhe Lulzim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?