Tjetër ndryshim në administratën Trump, ky është largimi i radhës

Tjetër ndryshim në administratën Trump, ky është largimi i radhës

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në Tëitter se ka zëvendësuar gjeneralin H.R. McMaster me ish ambasadorin e SHBA në OKB, John Bolton. Presidenti shkruante në Twitter se Bolton do ta marrë zyrtarisht postin më 9 prill.

John Bolton ka qenë ambasador i SHBA në OKB, nga viti 2005 deri në 2006, i emëruar nga Presidenti George W. Bush dhe njihet si një diplomat i vijës së fortë.

Ai është shprehur fuqimisht kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe ka shfaqur opinione po aq të forta lidhur me politikën ndaj Koresë së Veriut, duke u cilësuar si një "skifter" nga disa analistë.

Largimi i gjeneralit McMaster nga posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare vjen në një kohë ndryshimesh të mëdha në ekipin e sigurisë së Presidentit Trump. Vetëm para rreth një jave, Presidenti Trump shkarkoi sekretarin e tij të shtetit Rex Tillerson, me një njoftim të bërë po me anë të Tëitterit.

Në njoftimin e tij të enjten, Presidenti Trump shkruante: "I jam shumë mirënjohës Gjeneralit McMaster për shërbimin e tij, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer dhe do të jetë gjithmonë miku im."

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë