Tjetër shpërblim në horizont për Tiranën, Veliaj: Po kaluan Crvena Zvezdën e meritojnë, do ishte historike

380 mijë eurot nga UEFA për kalimin e turit të parë eliminator në Champions League mund të mos jenë shpërblimi i vetëm për Tiranën, ekipin kampion të Superligës.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, teksa ishtë në Farkë ku inauguroi një palestër të një shkollë 9-vjeçare tha se mund të ketë një tjetër shpërblim për skuadrën e futbollit të Tiranës.

Më herët bashkia miratoi një shpërblim 150 milionë lekësh të vjetër për Tiranën për fitimin e titullit kampion. “Shpërblyem me 150 milionë lekë ekipin e Tiranës, kalon së shpejti në Këshill Bashkiak. Po fituan edhe me Crvena Zvezda-n do miratojmë edhe një bonus tjetër sepse do të ishte historike. Përtej rivaliteteve që kemi, Farka, Tirana, Dinamo, Partizani, nëse një ekip shqiptar ecën lart duhet mbështetur,”- u shpreh Veliaj.

Për inaugurimin e palestrës, që mund të përdoret edhe për ekipin e volejbollit Farka Volley, Veliaj u shpreh: “Është një investim jo vetëm për shkollën, por edhe me standarde për ekipin, i cili e meriton pasi sjell kupa dhe çmime për qytetin”.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BIRRA TIRANA: 20/08/2020 15:27

    Doraci i S.Pellumbit nuk mungon ne asnje eveniment. Thone qe keqtrajton gruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë