1690785006_demetngasulmimedronnmosk.JPG

Një dron i Forcave të Armatosura të Ukrainës goditi ndërtesën e Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Trubchevsky, rajoni Bryansk në Rusi raportoi guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz. Nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë në Ukrainë, pesë civilë u plagosën nga bombardimet e djeshme ruse në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin, në Telegram.

Edhe në Kiev forcat ruse nisën mbrëmë një sulm me raketa në rajonin e Kharkiv, raportoi kreu i Administratës Rajonale Shtetërore të Kharkiv, Oleg Synegubov në kanalin e tij Telegram. Ndërsa kryetari i bashkisë së Kharkiv Igor Terekhov shpjegoi mbrëmë se qyteti ishte ende nën sulm.

" Dy fluturime u dëgjuan. Ata goditën jo- ambiente banimi. Ka rënë zjarr. Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar”. "Pushtuesit po godasin. Kujdes banorët e qytetit të Kharkiv dhe rajonit, qëndrojnë në strehimore," shkroi Synegubov pas mesnate me orën lokale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Raketat ruse godasin qytetin qëndror në Ukrainë, 4 të vrarë, mes tyre fëmijë! Medvedev: Përdorim armë bërthamore nëse kundërofensiva përparon