Futbolli brazilian është tronditur nga një tjetër ngjarje e tmerrshme, për shkak të aksidenteve ajrore.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se avioni me të cilin po udhëtonte skuadra e Palmas në kategorinë e katërt braziliane, pësoi një defekt gjatë ngritjes dhe u përplas në një pyllë pranë pistës.
Për pasojë humbën jetë katër futbollistë të ekipit; Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, ndërsa te viktimat ishte edhe presidenti Lucas Meira. Gjithashtu edhe piloti i avionit i njohur me nofkën ‘Komandant Ëagner’ humbi jetën.
Kjo tragjedi është e dytë në harkun kohor të 5 viteve në Brazil, pasi më 28 nëntor 2016 gjatë rrugës për në Kolumbi, për finalen e Copa Sudamericana, u rrëzua avioni i Chapeconese-s dhe për pasojë humbën jetën 71 persona, mes tyre pothuajse i gjithë ekipi dhe 21 gazetarë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00/ A ju duket i drejtë vendimi i ekspertëve për të mos ndryshuar masat anti-COVID?
-
PO
59.5%
-
JO
35.7%
-
NUK E DI
4.8%
Vota total: 1549
Lajme të tjera
-
Superliga/ Të premten Teuta-Kukësi, e shtuna rezervon dy supersfida të tjera (VIDEO)
Ernest Koçi
25 Shkurt, 14:25
-
Alarm për vatër COVID-i te Interi, identifikohen pesë raste te zikaltërit
25 Shkurt, 12:46
-
Europa League/ Milan kërkon kualifikimin me Zvezdan, Pioli: Duam të shkojmë sa më larg (VIDEO)
25 Shkurt, 12:38
-
Real Madrid mund Atalantan dhe prek kualifikimin, City nuk fal as në Champions (VIDEO)
25 Shkurt, 10:29
-
Seleksionimet, Bulku debuton me Kombëtaren U-17 në Kamzë
24 Shkurt, 16:42
-
Sindikata e futbollistëve letër Ramës: Janë në rrezik, përfshini ish-sportistët në grupet e riskut
24 Shkurt, 16:20