Skuadra e Skënderbeut ka fituar trofeun e parë sezonal pasi mposhti Laçin me rezultatin 3-2.
Pjesa e parë u mbyll pa asnjë gol, ndërsa pjesën e dytë ishte Lushkja ai që i dha epërsinë Laçit pas një rrëmuje në zonë.
Por shumë i shpejtë ishte edhe reagimi i korçarëve që arritën të rikthejnë barazpeshën pas një goli të Alitit nga një goditje këndi.
Dejvi Bregu arriti të fitojë një penallti për Skënderbeun që u konvertua në gol nga Muzaka. Ishte Bregu thelloi diferencën me golin e tretë në portën e Laçit duke hapur rrugën e trofeut drejt Korçës.
Ishte goli i Xhixhës ai që vulosi ndeshjen 3-2 duke por pa ndryshuar asgjë për skuadrën e Laçit.
Kjo është fitorja e radhës për Skënderbeun ku pas kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, ka marrë edhe Superkupën.