TIRANE-Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të martë në Malësinë e Dajtit në një zonë të pyllëzuar. Policia ka nisur hetimet ndërsa kufoma dyshohet se i përket seksit mashkull me moshë 40 vjeç.

Nga hetimet paraprake trupi sipas dëshmive të bariut të zonës që e ka gjetur qëndronte aty prej disa muaj dhe në pjesën më të madhe ai është i dekompozuar dhe me shenja djegie.

Efektivët e policisë kanë bërë spostimin e skeletit dhe kanë dërguar atë në institutin e mjekësisë ligjore për të bërë të mundur identifikimin me anë të analizave të ADN-s.

Ky identifikim do të kryej dhe ekspertizën për shkaqet e vdekjes për të parë nëse është natyrale apo është vrarë e më pas djegur në atë zonë.

Ndërkohë policia e Tiranës ka nisur kontaktin me familjar të disa personave të denoncuar sit ë zhdukur për të bërë të mundur identifikimin të disa teshave të gjetura pranë kufomës së dekompozuar.

Njoftimi i Policisë
Më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com