Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Krujë.  Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Dane, Fushmadhe në afërsi të Zaharisë në Krujë.

Zjarri që mendohet i qëllimshëm i është vënë një sipërfaqeje me shkurre e ferra por flakët e favorizuara nga era janë përhapur duke dëmtuar e djegur edhe disa rrënjë ullinj.

Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët. Deri tani sipërfaqja e djegur është mbi 2 hektarë. Drejtori i Emergjencave Civile deklaroi pak ditë më parë se zjarret janë të qëllimshme dhe përgjegjësia është e bashkive.