Tjetërsimi i pronave në lagunën e Kune-Vainit, arrestohet zyrtari në Lezhë! Akuzohet për shpërdorim detyre

Tjetërsimi i pronave në lagunën e Kune-Vainit, arrestohet zyrtari në Lezhë! Akuzohet për shpërdorim detyre

Foto ilustruese

LEZHË- Pashk Ndoka i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre pas hetimeve për tjetërsim pronash në Lezhë, në zonën e lagunës së Kune Vain është arrestuar nga policia.

61 vjeçari, banues në Lezhë, ishte me me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Tjetërsimi i Lagunës".

Pas arrestimit të Ndokës, ka shkaur në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar në kuadër të këtij operacioni. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune - Vainit, konkretisht të zonës së quajtur "Grykëderdhja e Matkeqës".

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në dëmtimin apo keqmenaxhimin e zonave të mbrojtura të qarkut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë