TK, Ema Andrea në 'Rreze Dielli':  S’ja vlen të garosh për sa kohë drejtuesit i zgjedh qeveria

Aktorja e mirënjohur Ema Andrea ka komentuar sot mbi garën për drejtimin e Teatrit Kombëtar duke kujtuar se artistët shqiptarë vijojnë të jenë të varur nga politika. Duke folur në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ku Andrea ishte ftuar për të folur mbi shfaqjen që ka vënë në skenë si regjisore në Teatrin e Metropolit “Natën Ma”, ajo u pyet nga gazetarja Erjona Rusi nëse pati apo jo një garë të mirëfilltë për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

“Kjo është një pyetje të cilën unë nuk mund ta vërtetoj dhe nuk mund të flas apriori ose sepse kam një intuitë. Mund të them vetëm që ne ishim 3 kandidatura të deklaruara, momentin e fundit u vetëdeklarua edhe ish-drejtori, sot drejtori i TK. Di të them që u bë konkursi s ii shkruar dhe u bënë dëgjesat në komision. Di që drejtori është falenderuar 1 ditë përpara nga vetë kryeministri.

Për sa kohë gjërat shkojnë në rregull dhe për sa ata e kanë në dorë zgjedhjen dhe për sa zëri i artistëve që nuk janë gjithmonë të kënaqur , edhe pse nuk munden gjithmonë të protestojnë sepse janë shumë të varur, unë nuk u vë shumë faj, nuk dëgjohet dhe në dorë e ka kryeministri dhe ministria për ta vendosur dhe janë të kënaqur, pra u shkon dhe ti nuk ke asnjë mundësi për ta ndryshuar këtë atëherë .

Pavarësisht zhgënjimit, Andrea u shpreh se do të garonte sërish për drejtimin e Teatrit Kombëtar nëse do të kishte një tjetër mënyrë përzgjedhje.

“Unë do ta kisha bërë nëse do të ishte një mënyrë tjetër zgjedhjeje, do ta kisha bërë sërish. Për sa kohë drejtori zgjidhet vetëm nga kryeministri dhe ministrja , çfarëdolloj qeverie të jetë , zvogëlohet rrethi i zgjedhjeve dhe unë nuk besoj se kisha shumë vend aty, për sa unë nuk isha dakord me atë që ishte bërë aty, ose të paktën me shumë pika”.

E pyetur ndërkaq lidhur me protestën e artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Andrea u shpreh se për të, më i rëndësishëm se sa vetë godina e TK është mungesa e një ligji që do tu jepte mundësinë artistëve të shkëputeshin një herë e mirë nga varësia ndaj politikës.

“Dua që zëri i parë në Teatër të ishte cilësia artistike, niveli artistik , krijimtaria e artistëve dhe trajtimi i tyre si krijues dhe jo si punëtorë me mëditje. Po bjerret shumë nga krijimtaria , nga çfarë një artist duhet të përfaqësojë për një kulturë. Ky raport i artistit me shoqërinë është në dorë të politik-bërësve dhe nuk është bërë në gjithë këto vite asgjë, ose ndonjë gjë e vogël. Kjo ka bërë që artistët e të gjitha llojeve të jenë të varur nga politika, nga ministritë. Duhet të jetë një punë shumë më e gjerë se sa vetëm një protestë, vetëm një godinë.

Unë do doja të bëhej një ligj, i mundshëm për tu realizuar në Shqipëri dhe sidomos për të krijuar pikërisht këtë , komunitetin artistik të pavarur nga politika . Ne kemi sot evente që organizon Ministria e Kulturës, të të gjitha zhanreve. Paratë e projekteve i menaxhon vetëm Ministria e Kulturës e cila i përzgjedh këto projekte miratuar nga një bord X. Nuk më duket se është rruga e duhur , dhe për më tepër kur nuk kemi një sistem vlerash ku të gjithë trajtohen njëlloj”.

Ema Andrea ishte në studion e emisionit Rreze Dielli për të folur mbi shfaqjen e saj më të fundit në të cilën e shohim si regjisore. “Natën Ma” vjen në skenën e Teatrit të Metropolit edhe këtë javë të fundit.

Veprën e autores amerikane Marsha Norman vë në qendër marrëdhënien e nënës me fëmijën. Vajza, Xhesi , një grua e divorcuar që jeton me mamanë, i thotë asja një mbrëmje , me tone të ftohta dhe pa emocion se do të vrasë veten. Thelma . mamaja e saj duhet të përballojë depresionin e të bijës.

Aktoret Ilire Vinca nga Kosova dhe Egla Ceno, dy emra tepër të njohur në fushën e aktrimit do të jenë në rolet e mamasë dhe vajzës.

E shkruar në vitin 1983 kjo dramë ka fituar çmimin Pulitzier dhe është nominuar për çmime tepër të rëndësishme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi