Në tre muajit e parë të vitit bizneset e patën të vështirë të merrnin kredi, si për investime ashtu edhe për likuiditet. Sipas një vrojtimi të kryer nga banka e Shqipërisë për kreditimin e bizneseve dhe individëve, thuhet se bankat kanë qenë të rezervuara në dhënien e kredisë për sipërmarrjet për shkak të pasigurive të shkaktuara.
“Zgjatja e periudhës së pandemisë, së bashku me pasiguritë rreth saj, ndikoi po ashtu në shtrëngimin e standardeve të kreditimit këtë tremujor”, thuhet në vrojtimin e bankës.
Kushtet e shtrënguara janë sa i takon kërkesave më të larta të bankave për kolateral, reduktim i madhësisë së kredisë si dhe kushte të shtuara në marrëveshjet e kredisë. I vetmi tregues pozitiv dhe që është lehtësuar është për zgjatjen e afatit kohor për të shlyer kredinë.
Nga janari në mars 2021 kërkesa për kredi ka qenë e lartë e ndikuar edhe nga garancia e dytë sovrane që do të jetë funksionale deri në fund të qershorit të këtij viti. Sakaq edhe për tre muajit e ardhshëm bankat presin që standardet të jenë të pandryshuara. Kërkesa më e lartë për kredi pritet të jetë më shumë e përqendruar në financimin e nevojave për likuiditet dhe në segmentin e biznesit të madh.
Ndërsa nga ana tjetër standardet e kreditimit për individët vijuan lehtësimin në tremujorin e parë vitit 2021, si për huanë konsumatore ashtu edhe për atë për blerje banese, dhe këto kushte të favorshme pritet të aplikohen edhe në tremujorin e dytë.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
14.8%
-
Korrupsion
83.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Guvernatori Sejko takon shefin e Bankës Botërore Emanuel Salinas, në fokus rregullorja për mikrokreditë e anëtarësimi i vendit në SEPA
18 Shtator, 17:14
-
Skandali me mikrokreditë, Prokuroria kërkesë 11 bankave: Lironi llogaritë e klientëve të 'MCA' e 'Final'
16 Shtator, 12:09
-
Reagimi i Bankës së Shqipërisë ndaj kredive të këqija: A është zgjidhje kufizimi i kredidhënies?
12 Shtator, 12:30
-
1 në 4 familje “mbahen” nga emigrantët! Në 6 muajt e parë, 510 mln € dërgesa nga jashtë
11 Shtator, 16:18
-
Pronat e patundshme “rrëmbejnë” 25% të investimeve të huaja! ‘Turistët’, shtëpi në Tiranë e bregdet
11 Shtator, 16:12
-
Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”
10 Shtator, 16:05
-
Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”
10 Shtator, 15:36
-
Korriku uli fuqinë e “borxhlinjve” për të paguar këstet! Rriten kreditë e këqija
10 Shtator, 15:31
-
Ditët e ‘errëta’ për valutat ‘bekim’ për borxhin e jashtëm, bie me 181 mln €
10 Shtator, 15:29
-
Si po kryeson iute revolucionin digjital në financat personale?
9 Shtator, 17:18
-
Mikrokreditë, Sejko: Rregulla strikte për këdo që do hua, 18-vjeçarët nuk do të lejohen të marrin kredi! Ulim komisionet dhe interesat
5 Shtator, 14:07
-
Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet
5 Shtator, 07:41