Tkurret blegtoria, në rënie numri i krerëve të bagëtive

Tkurret blegtoria, në rënie numri i krerëve të bagëtive

INSTAT ka publikuar shifrat e fushës së blegtorisë në vendin tonë për vitin që lamë pas, 2018. Sipas statistikave, numri i krerëve të bagëtive është në rënie.

Numri i gjedhëve në vitin 2018 është 467.318 krerë, duke shënuar një rënie me rreth 1,7 %, në krahasim me vitin 2017 ka raportuar së fundmi INSTAT.

Në vitin 2018, numri i të leshtave është 1.863.837 krerë, duke shënuar një rënie me 3,2 % krahasuar me vitin 2017. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 73,3 % ndaj totalit të tufës.

Numri i të dhirtave në vitin 2018 është 917.155 krerë, duke pësuar një rënie vjetore me rreth 1,7 %, në krahasim me vitin 2017. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit, me 97,5 % ndaj totalit të tufës.

Në vitin 2018, numri i krerëve të derrave është 184.133 krerë, duke shënuar një rritje vjetore me rreth 2,2 %, krahasuar me vitin 2017. Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 35,9 % dhe Shkodër me 27 % ndaj totalit të gjithë krerëve.

Prodhimi i qumështit në vitin 2018 është rreth 1,14 milionë ton, duke shënuar një rënie me rreth 1 %, në krahasim me vitin 2017. Struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2018 është: qumësht lope 85,1 %, qumësht dele 7,4 % dhe qumësht dhie me 7,5 %.

Në 2018, prodhimi i qumështit nga lopët është 973.526 ton, ose 0,9 % më pak, krahasuar me vitin 2017. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi, në vitin 2018 është 2.916 kg për krerë, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me 2017.

Prodhimi qumështit nga delet, për vitin 2018, ka pësuar një rënie me rreth 2,5 %, krahasuar me vitin 2017. Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 61,8 kg për krerë, duke pësuar një rritje me 0,6 %, krahasuar me vitin 2017.

Prodhimi qumështit nga dhitë në vitin 2018 është 0,9 % më i ulët se një vit më parë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit të dhive në nivel vendi është rreth 123 kg për krerë, duke u rritur me rreth 2 %, krahasuar me vitin 2017. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 161 mijë ton, duke u rritur me 0,1 %, në krahasim me vitin 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja